Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Struktura e re organizative në policinë e shtetit ka nxjerrë në reformë 24 oficerë policor në Ministrinë e Rendit. Pas rindryshimeve në strukturë ku mjaft drejtori apo sektorë u shkrinë duke u riorganizuar nga ky dikaster ka mbetur pa punë dhe 7 oficerë të lartë me gradën kryekomisar.

Gatë kësaj jave, unifomën blu dhe detyrën, janë detyruar ta lënë dhe 11 oficerë me gradën komisar. Ndër emrat e njohur me gradën e lartë të kryekomisarit bie në sy dhe ish-drejtori i policisë së disa qarqeve Pashk Tusha, Medi Çangaj, i cili në muajt e fundit i vili në muajt e fundit ka drejtuar policinë e qarkut verior të Kukësit, apo oficerë ekspertë si Hajredin Kuke.

Largimi i oficerëve të sipërpërmendur nuk është bërë për ndonjë motivacion konkret dhe disa prej tyre janë përzgjedhur dhe për shkak të vjetërsisë dhe afërsisë të daljes së kohës në pension. Pas shkurtimeve të cilat nga drejtoria e policisë së shtetit refuzohen të cilësohen si reformë, mjaft prej ish-oficerëve policorë u është premtuar të sistemohen në detyra të tjera, në dikaste të ngjashme por jashtë radhëve të policisë së shtetit./tvklan.al

Gazetare: Aranita Brahaj