Gjenerali amerikan Christopher Cavoli, i cili po viziton Tiranën, është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” në një ceremoni të posaçme.

I pranishëm në ceremoninë e dhënies së titullit ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i cili e konsideron gjeneralin Cavoli mik të Shqipërisë.

Më herët, gjenerali Cavoli i cili është Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate për Europën, u prit në një takim edhe nga Presidenti Bajram Begaj.