Infermeria dhe edukimi fizik mbeten degët më të preferuara nga studentët që zgjedhin të vijojnë studimet në universitetin “Fan Noli” të Korçës. Deri tani janë regjistruar 381 studentë ndërsa kjo shifër është thuajse e njëjtë me një vit më parë.

Lorenc Konomi, rektor: Degët më të preferuara janë ato që janë preferuar vazhdimisht, të teknologji e informacionit, Inxhinieria kompjuterike që hapëm këtë vit si pasojë e kombëtarizimit që bëmë me universitetin Politeknik, financa, infermieria, sportet dhe degët e tjera.

Interes ka edhe për studimet dy-vjeçare.

Lorenc Konomi, rektor: Kanë interes edhe ato. Edhe ato kanë regjistrime. Në përgjithësi jemi në juglindje. Dikur ka qenë më e hapur gjeorgafia, por tani jemi më shumë në juglindje.

Regjistrime ka thuajse në të 23 programet e studimit që ka universiteti i Korçës ndërsa në përfundim të të gjithë procesit rektorati pritet të marrë edhe vendimet nëse do të ketë ndonjë degë që mbyllet në këtë vit të ri akademik.

Klan News