Deputeti socialist, Damian Gjiknuri thotë se ka paraqitur në emër të mazhorancës një model liste që bazohet në parimin e pragut. Teksa në Komisionin e Ligjeve diskutohet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Gjiknuri thotë se i qëndrojnë parimit kushtetues që 1/3 e listave zgjedhore të jenë të fiksuara dhe pjesa tjetër të jetë e hapur për konkurrim.

Damian Gjiknuri: Unë paraqita dhe në emër të mazhorancës një model liste që bazohet në pjesën më të madhe të vendit, siç është parimi i pragut se siç ka prag për partitë, ka edhe për kandidatët. Pse për partitë nuk e quajmë diskriminim, kurse për kandidatët e quajmë?

Nisur nga propozimet dhe nga ekspertët për të gjetur një variant, i cili është afër variantit kushtetues, menduam t’i qëndrojmë parimit kushtetues që 1/3 e listës të jetë listë e fiksuar dhe pjesa tjetër të jetë e hapur për konkurrim. Ky është një parim i sistemit paralel. Praktikisht, ne po kalojmë në zona shumëemërore, kuadre mazhoritare.

Jemi me të njëjtat parime që ka qenë kushtetuta e mëparshme, thjesht këtu balancohet gati 40-50%. Pra do të thotë që po të vësh re, 80 mandatet mund të jenë plotësisht në lojë të hapur, pjesa tjetër është e fiksuar në baza të renditjes së partive. Ligji zgjedhor duhet të jetë uniformë.


/tvklan.al