Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Një punonjës policie në Gjirokastër është arrestuar nga kolegët e tij dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Ilir Gëveshi 34 vjeç nga fashti Lazarat është ndaluar në fshatin Dritas, mbrëmjen e djeshme.

Njësiti i policisë kufitare ka ndaluar dy automjete, njëri që drejtohej nga 34 vjeçari Gërveshi dhe tjetri që drejtohej nga polici tjetër Saliko Dalani, të cilët ishin duke udhëtuar buzë lumit. Por në momentin e ndalimit të automjeteve që ishin pak në distancë, nga njëra-tjetra, Saliko Dalani ka mundur t’u shpëtojë policëve dhe ka ikur. Madje në kohën që ka ndaluar, ai ka hedhur dhe çantat në lumë.

Policia në çanta ka gjetur 65 çanta me hashash të presuar e nga 2 kg secila. Policia ka mundur të ndalojë vetëm 34 vjeçarin Gërveshi, ndërsa Dalani është shpallur në kërkim. Vendi ku u ndaluan trafikantët është vetëm 1 km larg pikës kufitare të Kakavijës dhe në këto rrethana hetuesit mendojnë se droga ishte destinuar për në Greqi.

Ndërkohë sektori i antitrafikut në bashkëpunim me prokurorinë, po hetojnë për të parë se deri ku ka mbërritur përfshirja e uniformave blu në këtë rrjet të trafikut të drogës./tvklan.al