Gazmir Preçi, shefi i trafiqeve në Policinë e Durrësit u arrestua nga AMP, sapo mori shumën prej 10 mijë Eurosh nga pronari i lokalit të natës, që është dhe personi që e kallëzoi atë. Vendtakimi për dorëzimin e parave ishte në Tiranë, në afërsi të zonës së Kinostudios.

Sapo denoncuesi i ka dhënë një pjesë një pjesë të parave, kanë ndërhyrë oficerët e AMP. Nga hetimet e këtyre të fundit ka rezultuar se Preci duke e kërcënuar se do t’i mbyllë lokalin, i ka vënë gjobë prej 20 mijë Eurosh pronarit të biznesit. Sipas biznesmenit, shefi i policisë i bënte presion atij se do i mbyllte biznesin me argumentin e kishte të punësuar persona të cilët nuk i kishte të siguruar në punë.

Pas arrestimit të Gazmir Precit, AMP sekuestroi shumën prej 10 mijë Eurosh dhe dy aparatet celulare të tij. Për operacionin e zhvilluar reagoi dhe ministri i brendshëm, Ervin Hoxha i cili inkurajoi autoritetet për ndëshkimin e kujtdo punonjësi policie që hiqet si padronë i qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtor i ligjit.

Tv Klan