GJKKO ka lëshuar 8 masa sigurie këtë të Enjte për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në pranga është vënë dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, i akuzuar për falsifikim dhe shpërdorim detyre sa i takon koncesionit me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale, hetimi për të cilin nisi që me krijimin e SPAK.

Sipas gazetares së Klan News Glidona Daci për 4 ish-zyrtarë është caktuar masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Rektor i Universitetit të Mjekësisë), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”.

2 ish-zyrtarë të tjerë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).

I akuzuar për mashtrim dhe i vënë në pranga është dhe Ilir Rrapaj, i cili zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që fitoi tenderin për koncesionin.

Masat e sigurisë dhe akuzat për secilin nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë:

-Klodjan Rjepaj: arrest me burg për “shpërdorim detyre”

-Ilir Rrapaj: arrest me burg për “mashtrim”

-Saimir Kadiu: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

-Marsela Serjana: arrest shtëpie për  falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre

-Arben Gjata: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh’ dhe “shpërdorim detyre”

-Naile Ajazi: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe ‘shpërdorim detyre”

-Genc Byrazeri: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe  “shpërdorim detyre”

-Petri Mersini: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

/tvklan.al