Analisti Artan Hoxha u shpreh se protesta e opozitës kishte një lajm të mirë dhe një lajm të keq.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoxha u shpreh se lajmi i mirë nga kjo protestë është që opozita tashmë është e organizuar në një format partiak, ndërsa si lajm të keq ka përmendur faktin që shoqëria vijon të jetë ende apatike. Analisti theksoi se për të pasur ndryshim nevojitet reflektim nga të majtët tashmë.

Artan Hoxha, analist: Varet shumë nga si e vlerëson situatën. Unë do ta skematizoja në dy ndarje të mëdha. Ka një pjesë të shoqërisë që beson se sot jemi në formësimin e një regjimi të dmëshëm që mund të përfundojë në… Për të gjithë ata shqiptarë që besojnë se sot jemi në një regjim të dëmshëm për të ardhmen sot kishte një lajm të mirë dhe një të keq. Lajmi i mirë është opozita e organizuar në format partiak. I ka mbijetuar shumë vështirësive në këto vite, është energjike dhe në formë dhe dinë të organizohet, të japi sinjale dhe të dialogojnë me shoqërinë. Lajmi i keq është që shoqëria vijon të jetë ende apatik, lëviz pak dhe kjo ka krijuar një kontrast mes një mobilizimi partiak dhe militant dhe që përpiqet ta shkund këtë shoqëri e cila sipas meje është në arrati rinore dhe apati pleqërore.

Dalim tek opsioni i dytë që ka plot shqiptarë që mendojnë që jo nuk është kjo diktaturë, nuk është ky rrezik. Për këta ka përsëri një lajm të mirë dhe një të keq. Këta shohin që ‘oo shoqëria qenka në rregull, e pelqeka këtë model. Na ka rënë belaja me një parti që gjithmonë do të mbetet problem, por nga ana tjetër është e fortë dhe vijon na shkakton probleme’. Qytetarët ta ndajnë mendjen vetë se po shkojmë tek skenari i parë ku gradualisht qeverisja e Shqipërisë po bëhet gjithnjë e pak demokratike, gjithnjë e më pak autoritare dhe ku pasuria gjithnjë e më shumë po koncentrohet. Apo është edhe modeli tjetër ai i një ecje të mirë, që po na nderon bota. Mes këtyre modeleve le ta zgjedhin vetë, por unë mendoj që është i pari dhe nëse duam ndryshim, reflektimi në rradhë të parë duhet të jetë reflektim majtas. Djathtas ka mjaftueshëm duhet majtas.

/tvklan.al