Partizani dhe Dinamo rrezikojnë kualifikimin në gjysmëfinalet e kupës së Shqipërisë. Këto dy skuadra kanë aktivizuar futbollistë që kanë luajtur më parë me ekipe të tjera po në garën për kupën e Shqipërisë. Sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Futbollit Neni 36 pika 25 thuhet se lojtari në një sezon të kupës së Shqipërisë mund të aktivizohet vetëm me një ekip.

Reklamim zyrtar ka bërë Vllaznia ndaj Dinamos për aktivizimin e Bakajt. Ndërsa Partizani në ndeshjen e dytë më Flamurtarin të cilën e fitoi më 11 metërsha, ka aktivizuar Bakallin i cili ka luajtur më parë më Elbasanin dhe Gjon Dedën, që ka luajtur për Teutën. Pritet vendimi i komisioneve juridike të federatës së futbollit.

Të sigurta janë Shkumbini dhe Tirana. Peqinasit u kualifikuan me Besën falë një autogoli të Sokol Ishkës ndërsa Tirana më golat e Sajmir Patushit dhe Daniel Xhafës. Ndeshjet gjysmëfinale do të përcaktohen me short. Takimet e para do të zhvillohen më  08 prill ndërsa të kthimit më 22./tvklan.al

Gazetari: Erion Todhe