Gresa Gjocera, këngëtarja e njohur, nuk e ka zgjedhur partnerin për ngjashmërinë e tij me babanë e saj. Në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan,  ajo thotë se ata nuk kanë ngjashmëri dhe për më tepër, “si babai nuk bëhen dy”. Asaj i pëlqenin shumë duart e tij dhe dëshironte që partneri ta kishte këtë tipar, por nuk ndodhi.

Këngëtarja tregon se ka një lidhje shumë të veçantë me të atin dhe është “goca e babit”, madje gjithnjë e tregonte hapur këtë ‘dallim’ mes prindërve.

Gresa Gjocera: Unë jam vajza e vogël e babit. Unë jam e madhja faktikisht, por edhe një ndryshim shumë i madh, babi gjithmonë më ka konsideruar si çuni i babit, gjithmonë kam qenë çuni i babit.  Kam qenë natyrë çuni, kështu që… me të vërtetë kam qenë natyrë çuni. Gjithmonë kam kërkuar, fiksimi im te babi im përpos që jam e dashuruar, është dashuria ime e parë dhe do të vazhdojë të jetë dashuria ime e parë babi, dorën ia doja shumë, e kishte shumë të bukur dhe gjithmonë i shihja meshkujt edhe nga dora. Nuk i ngjan, ndoshta tregohem një çikë egoiste por si babi im nuk bëhen dy kështu që është vetëm një. Mund  të thuhet dhe për mamin kjo, por unë them për babin se unë jam goca e babit, e kam deklaruar që kur kam qenë e vogël dhe nuk më vinte fare turp, gjithë njerëzit kur pyesnin e do mamin, babin, unë kam  gocën për shembull, të dy i dua thotë, ndërsa unë nuk e vrisja fare trurin, dua vetëm babin./tvklan.al