Godinës 50 vjeçare e njohur si pronë e bashkimeve profesionale i ka dalë pronari. Me një urdhër të përmbarimit kërkohet lirimi i këtyre ambjenteve për t’ju kthyer Zenel Haverikut. Pallati “Ali Kelmendi” i përuruar në vitin 53, njohu të tjerë bujtës pas viteve 90. Në të tashmen gjenden zyrat e sindikatës dhe konfederatës. Por sindikata e pavarur që gëzon një pjesë të ambjenteve prej 12 vitesh e sheh aventurë dhe të padrejtë vendimin e lënies jashtë të këtyre institucioneve, madje kryesindikalisti Kalaja lidh këtë veprim me deklarimin e nisjes së protestave nga ta.

Gëzim Kalaja: “Jemi të vendosur që bashkimin e sindikatave të pavarura shqiptare dhe selinë e saj nuk do ta lëshojmë as sot dhe as mot. Kjo i takon sindikalistëve shqiptarë dhe janë sindikalistët që do e gëzojnë këtë seli. PSPSH edhe në qoftë se e nxjerrin zvarrë ose i vejnë grykat e tanqeve për ta nxjerrë, sepse aty do të arrijë puna, por nuk ma merr mendja që qeveria shqiptare të arrijë deri këtu për të motivuar veten si qeveri diktatore, themë që PSPSH problemet sociale që i trajtova brënda muajit Janar 2004 për të dalë sëbashku në protestë për të mbrojtur punonjësit e shqipërisë”.
Dalja nga këto ambjente mund të ndodh vetëm nësë:
“Nëse këtë seli duhet ta marri pronari, ne jemi të gatshëm dhe të instalojë bashkimin e sindikatave të pavarura në një seli tjetër”.

Sipas ligjit pasuritë e sindikatave që u njihen pronarëve i kompensohen nga shteti këtij të fundit./tvklan.al