Partizani triumfoi ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Abissnet Superiore.

Goli në minutat e fundit, i dha triumfin kryeqytetasve, që vuajtën jo pak ndaj korçarëve.

Sfida nisi me “demat” me kërkues dhe tentativat e shumta, u shpërblyen me gol në minutën e 15-të. Arinaldo Rrapaj, me një predhë nga jashtë zone, e ndali topin në fundin e rrjetës, duke i dhënë avantazhin vendasve.

Skënderbeu tentoi të reagojë, por nuk ia doli dot në pjesën e parë për të barazuar shifrat.

Në minutën e 51-të, ishte Rabiu, i cili me një tjetër supergol nga jashtë zone, vendosi baraspeshën në stadiumin “Arena e Demave”.

Megjithatë, mesfushori la korçarët me 10 lojtarë në minutën e 85-të, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Nga epërsia numerike përfitoi Partizani që u hodh tërësisht në sulm dhe në minutën 93-të, Mehmeti shënoi golin e avantazhit dhe të fitores për të kuqtë.

Kjo është fitorja e parë për Partizanin, ndërsa Skënderbeu vazhdon të mos e njohë shijen e suksesit. /tvklan.al