Lajme Arkiva 2003

Grabitet dhe keqtrajtohet një emigrant nga një fshat i Belshit të Elbasanit. Ku pas depresionit detyrohet të hidhet nga fugoni. Ende nuk dihet se kur  ka ndodhur kjo grabitje pasi emigranti nuk flet. Pasi janë grabitur paratë ai tenton ti jap fund jetës.

Sami Sina 39 vjeçar, baba i tre fëmijëve është hedhur nga fugoni i linjës Kapshticë-Elbasan në afërsi të fshatit Labinot, shoferi i fugonit e ka sjellë emigrantin menjëherë në spital pas 24 orësh. Emigranti nuk flet. Sipas familjarëve e të tij nga Qafë Shkalla e Belshit 40 kilometër larg Elbasanit Saimiri kishte 5 muaj që punonte në Greqi dhe kishte lajmëruar se do të vinte në Shqipëri sepse e kishte marrë malli për fëmijët.

Gruaja e emigrantit: Në doganë kishte çante, lekë nuk solli asnjë gjë. Në fugon thotë shoferi kur kishte shkuar kishte qenë i hutuar, kishte thënë po më ndjekin. Kur kishte shkuar në Labinot kishte hapur derën. Tani të vërtetën do ta dimë kur të flas vetë.

Ende nuk dihet se cila është shuma e grabitur dhe vendi se ku është keqtrajtuar emigranti./tvklan.al