Ndërkohë që greva e mësuesve hyri në ditën e dytë të saj edhe sot nxënësit kanë shfrytëzuar kohën e tyre të lirë për të luajtur futboll ose për të mbjellë lule në oborrin e shkollës. Greva e mësuesve nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga publiku i gjerë, të cilët në shumicën e rasteve u kanë dhënë të drejtë mësuesve në kërkesat e tyre por në disa raste janë shprehur edhe kundër. Deri tani Ministria e Arsimit vazhdon të refuzojë kërkesat për rritje rroge të mësuesve./tvklan.al

Gazetare : Altin Hazizaj