Një grua ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti. Policia njoftoi ditën e sotme se viktimë ka mbetur një 64-vjeçare nga Vlora. Ajo ishte shtruar në spitalin e Traumës si pasojë e dëmtimeve të rënda, por humbi jetën aty.

Për këtë arsye policia ka vënë në pranga burrin e saj, 70-vjeçarin Engjellush Delia. Uniformat blu thonë se dyshohet se ai është personi që e ka dhunuar fizikisht gruan duke i shkaktuar dëmtimet e rënda që i morën jetën.

“Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës”, njoftoi policia./tvklan.al