Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Mazhoranca nuk ka vendosur ende se çfarë qëndrimi do të mbajë për marrëveshjen e Bishtit të Pallës, pas kthimit mbrapsht nga presidenti Alfred Moisiu. Sipas kryetarit të grupit parlamentar Gramoz Ruçi, kjo çështje nuk ka qenë pjesë e diskutimeve në mbledhjen e radhës së grupit, pasi deputetët nuk janë njohur ende me argumentet e presidentit për mos dekretimin e marrëveshjes.

Gramoz Ruçi:- “Ende si kam lexuar argumentet e presidentit. Është një dekret që e ka nxjerrë presidenti, ia ka kthyer për dekret parlamentit, nuk është në agjendën e parlamentit për këtë javë, kështu që s’ishte në objekt shqyrtimi mes grupit parlamentar, sigurisht nga java tjetër do ta shqyrtojmë”.

Ndërkohë grupi parlamentar i PS, ka vendosur të votojë pro me disa ndryshime, projektligjin për statusin e familjes mbretërore. Sipas socialistëve, familja mbretërore nuk do të trajtohet ndryshe nga pronarët e tjerë me t’u miratuar ligji i ri për pronat./tvklan.al