Turi i takimeve të kryetarit socialist Edi Rama me rrjetin e vullnetarëve është ndalur në qytetin e Fierit. Në fjalën e tij kreu i selisë rozë i ka cilësuar të rinjtë si lajmëtar të ndryshimit të madh dhe të shumëpritur, që sipas tij do t marrë jetë në zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas Ramës kjo do të jetë edhe dita kur shqiptarët do të ndahen nga varfëria.

Edi Rama:Kjo forcë e re shqiptarësh e shqiptaresh të bashkuar përtej flamujve e kufijve të vjetër të partive, do të na çojë jo vetëm në fitoren zgjedhjeve të 28 qershorit, po mbi të gjitha në ndarjen me të shkuan që prej 18 vjetëve nuk na lë të prekim të ardhmen.”

Kryetari socialist u shpreh ndër të tjera se k0ontributi i të rinjve për të marrë pjesë në bashkim e ri do të kurorëzohet me një qeveri që do të shoh interesat e qytetarëve dhe do të rris shanset për një të ardhme më të mirë.

Edi Rama:Ne do ë fillojmë duke e çliruar konkurrencën, duke e nxitur sipërmarrjen, jo me format primitive, të çrregullimit total që kryeministri ynë i paaftë dhe i papërgjegjshëm i quan  heqje barrierash, po me barazi shansesh e trajtim të barabartë.”

I bindur në fitoren e betejës elektorale të 28 qershorit, Rama theksoi se triumfi në zgjedhje do të jetë vullneti i shumicës shqiptare për të përqafuar një politikë të re./tvklan.al

Gazetar: Kristaq Thano