Këngëtarja e njohur Halsey ka zbuluar për publikun se vuan nga leucemia dhe sëmundja e lupusit.

Ditën që problemet shëndetësore u bënë të ditura, artisja publikoi edhe një këngë të re të titulluar ‘The End’. Fansat vërshuan me komente dhe i uruan asaj shërim të shpejtë.

Teksa ajo përballet me këtë betejë të vështirë shëndetësore mësohet se ajo do të dhurojë një shumë të konsiderushme parash për qendrat të cilat punojnë për trajtimin e këtyre sëmundjeve.

Në disa postime në rrjetet sociale ajo sqaroi se po punon edhe për një album të ri muzikor.

Projekti i ri është një vazhdim i albumit të saj të katërt në studio, ambicioz i vitit 2021, “If ​​i Can’t Have Love, i Want Power”.

Klan News