Hamasi ka ndërmarrë sulme me raketa me dronë në zonën e Tel Avivit, për herë të parë pas katër muajsh.

Ushtria izraelite bën të ditur se janë lëshuar tetë raketa, duke shtuar se disa prej tyre u kapën ne kohe, ndërsa raportohet se deri më tani nuk ka të lënduar.

Sirenat e raketave u dëgjuan edhe në qytetet e tjera, duke përfshirë Herzlija dhe Petah Tikva. Krahu ushtarak i Hamasit, pretendoi fillimin e një sulmi “të madh” raketor në Tel Aviv.

Sulmi vjen në një kohë kur Izraeli ka shpallur planin ushtarak për pushtimin e Rafahut jugor.

Tv Klan