Lajme Arkiva 2003

Hapet panairi i përvitshëm ndërkombëtar vjeshtë 2003 i organizuar nga shoqëria Ekspo Prima. Ky panair  mbështet edhe nga bashkimi i dhomave të tregtisë dhe industrisë së Shqipërisë si dhe agjencia e nxitjes së investimeve të huaja.

Shoqëritë pjesëmarrëse në këtë panair operojnë në fushën e ndërtimit, turizmit, raportit, shëndetësisë, materialeve të ndërtimit, mobilieve teknologjisë, porteve, aeroporteve, prodhimeve dhe produkteve për konsumatorët e të gjitha niveleve etj. Përveç firmave më të njohura shqiptare marrin pjesë edhe firma nga Italia, Austria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Gjermania dhe Sllovenia.

“Krahas institucioneve, firmave dhe kompanive shqiptare dhe atyre nga Ballkani dhe Evropa do të shoqërohet edhe me konferenca dhe tryeza pune për sektorë të ndryshëm si dhe promovime të kompanive dhe teknologjive moderne”./tvklan.al