Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Ekonomisë, ka hapur sot ofertat e mbërritura në adresë të privatizimit të 76% të aksioneve të OSSH. Nga 4 kompanitë e parë të kualifikuara për të marrë pjesë në këtë tender vetëm 3 prej tyre kanë dorëzuar deri në orën 14:00 të së hënës zarfin pranë sekretarisë së Ministrisë dhe konkretisht kompania italiane Enel, ajo çeke Çez dhe austriake Energy Strain Marc

Por ofertat teknike dhe financiare ishin bërë vetëm nga Enel dhe Çez. Kompani të cilat do të vijojnë  garën për privatizimin e operatorit të sistemit të shpërndarjes. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka hapur vetëm zarfet me oferta teknike dhe më pas është tërhequr pa bërë publike detajet.

Neritan Alibali: “Kemi një përgjigje të shpejt. Komisioni do punojë gjatë gjithë kohës deri në momentin që të kemi një rezultat konkret”.

Burime nga komisioni tregojnë se brenda 3 ditësh pasi të jenë analizuar të gjithë treguesit teknik nga të dy ofertuesit do të dilet në një përfundim për kompaninë fituese. Ministria e Energjetikes ka vendosur kritere për kompanitë që do të privatizojnë OSSH-në, ku më kryesori është ai i reduktimit të humbjeve për ta çuar në nivelin 15% brenda 5 viteve në vijim.

Sait Dollapi: “Hapja e ofertave për privatizimin e kompanisë të OSSH-së, nuk do të ndikojë absolutisht në mbarëvajtjen e punës së kompanisë. Por përkundrazi do shtojnë detyrimet tona që treguesit e kompanisë të vijnë gjithnjë e në përmirësim dhe në rritje. E para dua t’i bëj një apel gjithë punonjësve të kompanisë që në kuadrin e procesit të privatizimit jo se do ulet kërkesa e llogarisë ndaj punës, jo se do ulen përgjegjësitë, por do kërkohet që me këto ritme të mbajmë treguesit dhe të përmirësojmë vazhdimisht treguesit”./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro

Montazh: Ergis Hasanbelli