Nisma e Procesit të Berlinit mbush 1 dekadë që nga koha kur ish-kancelarja gjermane e ndërmori si një instrument për të afruar më shumë rajonin e Ballkanit me bashkimin europian. Për ministrin e Punëve të Jashtme mekanizmat e Procesit të Berlinit duhet të integrohen më mirë me ato të Bashkimit Evropian.
“Monitorimi i zbatimit sistematik të angazhimeve të Procesit të Berlinit, për të krijuar më shumë angazhim dhe qëndrueshmëri të rezultateve do të jetë me rëndësi të jashtëzakonshme. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë më të hapur në gjetjen e rrugëve për një integrim të përshpejtuar para anëtarësimit të plotë. Duke qenë de-jure pjesë e kontekstit normativ të BE-së dhe Politikës së Përbashkët të BE për sigurinë dhe punët e jashtme, dhe de-facto pjesë socio-ekonomike e saj, duhet ta pranojmë këtë situatë dhe ta bëjmë zgjerimin e prekshëm”, tha ministri Igli Hasani.
I pranishëm në edicionin e 10-të të Tirana Connectivity Forum (TCF24), organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim duke folur për bashkëpunimin rajonal, thotë se konvergjenca me BE, është instrument i domosdoshëm për perspektivën e përbashkët evropiane.
Tv Klan