Përgjatë By Passit të Vlorës disa subjekte dhe qytetarë që kishin zaptuar sipërfaqet publike për të ushtruar aktivitet tregtar, kanë dëmtuar edhe elementë të sigurisë rrugore.

Vetë Zv/Kryeministrja Belinda Balluku pa nga afër këtë vepër infrastrukturore dhe theksoi se askush nuk mund të zaptojë apo dëmtojë pronat publike.

Belinda Balluku: Vendosim flamurin dhe atëherë është tokë e zënë. Nuk është tokë e zënë kjo është tokë e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që e ndajnë me turistët për t’ju treguar gjirin e Vlorës, por jo për të zhvilluar këtu aktivitete të cilat janë të paligjshme, tregtare në tokë të shtetit. 

Balluku tha se do të nisë puna për projektin e shndërrimit të disa pikave në zona pushimi për të gjithë qytetarët dhe turistët përgjatë By Passit të Vlorës.

Belinda Balluku: Na bëri sot që të ndërhyjmë në mes të sezonit dhe të nisi menjëherë puna edhe nga PSHZH-ja për projektimin dhe ndërtimin e këtyre platformave panoramike për sezonin e ardhshëm. Janë 18 pika dhe neë nuk do të bëjmë 18 platforma turistike, panoramike në një segment prej 29 km. Pra jemi të detyruar që disa prej tyre t’i bëjmë dhe disa prej tyre t’i izolojmë.

Zona e By Passit të Vlorës mbetet një nga akset me panoramike të qytetit dhe mbi të gjitha ka ulur në mënyrë të ndjeshme trafikun që bëhej përgjatë bregdetit të jugut.

Klan News