Përfaqësuesja e basketbollit për femra pësoi humbjen e pestë në po aq ndeshje të kualifikueseve të Kampionatit Evropian.

Vajzat kuqezi u mundën nga Mali i Zi me rezultatin 114 – 56 në takimin e zhvilluar në Tiranë.

Sfida e fundit e vlefshme për eliminatoret e Eurobasket 2017 do të luhet të mërkurën ndaj Britanisë së Madhe po në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit. S

Shqipëria është rikthyer në aktivitetet ndërkombëtare dhe rezultatet pritet të vijnë pas disa vitesh./ TV KLAN