Shqipëria humbi 1 me 0 ndaj Gjeorgjisë, e megjithatë statistika që bëri më shumë përshtypje është fakti që kuqezinjtë nuk bënë asnjë gjuajtje në kuadratin e portës kundërshtare.

Futbollisti i kombëtares, Ylber Ramadani tha për mikrofonin e Tv Klan pas ndeshjes se do të duhej të kishin tentuar më shumë gjuatje ndaj portës së Gjeorgjisë.

Ne kur e filluam ndjeshjen ata luanin 532 dhe kur mendonim ta çonim topin te Arbri dhe Jasiri, por ata ishin mbrojtës. Aty çaluam pak por ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe më vjen keq sepse tifozët ishin shumë sot. Por ne do vazhdojmë të luftojmë për vendin e parë. Unë mendoj se na kanë munguar sot të tentojmë portën të gjuajmë. Më duket se s’kemi bërë asnjë goditje drejt portës. Duhet të ishim më të qetë dhe ta luanim topm më mirë për të arritur te porta”, tha Ramadani.

/tvklan.al