Arlind Ajeti është zyrtarisht një lojtar i Bodrumspor. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi turk, mbrëmjen e kësaj të marte.

Ajeti do të bëhet shok skuadre me futbollistin tjetër të Kombëtares, Taulant Seferi, i cili u bashku gjithashtu me Bodrumspor gjatë merkatos së verës.

Ajeti largohet nga Rumani, aty ku ishte pjesë e Cluj, me të cilët kishte edhe një vit kontratë.

Te skuadra turke, mbrojtësi kuqezi, ka firmosur kontratë 3-vjeçare, ndërsa detajet e transferimit nuk bëhen ende të ditura. /tvklan.al