Ylli i ekipit të Gjeogjisë, Kvaratskhelia, ka vlerësuar Shqipërinë por thotë se kombëtarja e tij e meritoi fitoren 1 me 0.

Në një prononcim për Tv Klan me gazetarin Erjon Todhe pas ndeshjes, Kvaratskhelia tha se edhe pse u markua mirë nga mbrojtësit shqiptarë, për të rëndësi ka fitorja dhe jo kush shënon.

“Jam i lumtur për golin pavarësisht se kush shënon, rëndësi ka fitorja. Shqipëria është skuadër e fortë, mendoj se e merituam të fitonim. E kemi fituar shumë mirë, 2 ndeshje 2 fitore. Grupi është i fortë, duhet të vazhdojmë të luftojmë”, tha Kvaratskhelia.

/tvklan.al