Së fundmi, në Kushtetutën e shtetit të vet, Hungaria citon “mamaja është grua dhe babai është burrë” duke iu referuar kështu ligjit më të ri që ndalon adoptimin e fëmijëve nga çiftet gay.

Kryeministri i aprovoi këto masa duke vënë nën shënjestër komunitetin LGBTQ. Qeveria e Viktor Orban sqaroi se ndryshimi erdhi sepse “ideologjitë e Perëndimit e panë të domosdoshme mbrojtjen e fëmijëve kundër interferencave biologjike apo ideologjike”.

Kjo përcakton gjininë e fëmijës siç ka lindur si dhe siguron rritjen e tij në bazë të kulturës së kristjanizuar hungareze.

Ky vendim erdhi pak javë pasi anëtari i Parlamentit Europian për Hungarinë, i lëvizjes anti-LGBTQ dha dorëheqjen pasi u kap në Bruksel të Belgjikës teksa kërceu nga dritarja për t’i shpëtuar policisë kur u bastis vendi ku bëheshin orgji gay.

Kështu dhe ligji i ri i që ndalon adoptimin synon të ruajë vlerat kulturore dhe tradicionale të vendit. Një tjetër lëvizje që ai do të kryejë është të inkurajojë gratë Hungareze të bëjnë më shumë fëmijë, që është parë nga sytë e botës specifikisht Suedisë si “kthim në vitet 1930”.

Orban ka shumë mosmarrëveshje me Brukselin, sepse këta të fundit e konsiderojnë qeverisjen e tij si “autoritariat”./tvklan.al