Jahmir Hyka i hapi rrugën fitores 3 – 0 të San Hozesë me Portlandin në kampionatin amerikan të futbollit. Mesfushori shqiptar realizoi golin e parë në këtë sfidë dhe të dytin sezonal për të.

Hyka u transferua këtë vit te San Jose që është në zonën që e kualifikon në fazën play off të Konferencës së Perëndimit. Nuk po i ecën mbarë Shkëlzen Gashit, pasi Kolorado ndodhet në vendin e fundit. Sulmuesi shqiptar nuk ka shënuar ende në këtë sezon.