7 ditë karantinë për ata që nuk testohen dhe hyjnë nga toka e deti

Edhe Turqia ka vendosur si detyrim për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt saj, kryerjen e një testi Covid-19 i cili duhet të tregojë rezultat negativ të 72 orëve të fundit.

Masat e reja të marra për parandalimin e përhapjes së virusit korona do të hyjnë në fuqi për ata që udhëtojnë me avion në datën 28 Dhjetor.

Këta qytetarë kanë si kusht që të kenë me vete rezultatin e testimit përpara se të lejohet të udhëtojnë.

Ndërsa prej 30 Dhjetorit, një test PCR negativ duhet të kenë me vete edhe personat që udhëtojnë përmes tokës dhe detit. Nëse ata nuk do të kenë një test, kanë si kusht të detyrueshëm karantinimin për 7 ditë në shtëpinë ose hotelin ku do të qëndrojnë, e më pas do të duhet të testohen sërish.

Ata që nuk kanë një vend për të qëndruar, do të duhet të karantinohen në vendet që do të përcaktohen nga drejtoritë rajonale të shëndetit. Masat e reja do të zgjatin deri më 1 Mars të vitit të ardhshëm.

Dy vendet fqinje të Shqipërisë Italia dhe Greqia kanë vendosur që më parë kushtin për pajisjen e udhëtarëve me një test negativ të Covid. Maqedonia e Veriut dhe Kosova, ende nuk e kanë vendosur kushtin e testimit negativ.

Tv Klan