Lajme Arkiva 2003

Ky i sëmurë paraplegjik ka përfunduar në këtë karrocë pas një aksidenti. Quhet Shefqet Asllani dhe banon në periferinë e Tiranës, në saj të një dokumenti të lëshuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore Shefqeti gëzon të drejtën e një asistence prej 6 mijë lekësh të reja në muaj. Lista e ilaçeve që i duhet atij është e gjatë.

Ai tregon se të vetmet ilaçe që mund të marri pa pagesë janë vetëm disa vitamina.

Shefqet Asllani: Do doja që një a dy ilaçe që i marrë me pagesë ti marr pa pagesë.

Gazetari: Kush janë ilaçet më të domosdoshme për ty duke pasur parasysh që ju keni mosfunksionim të trupit nga mesi e poshtë. P.sh, qeset e urinimit, si ja bëni?

Shefqet Asllani: Asnjë lloj zgjidhje s’më kanë dhënë. Unë 6 mijë lekë marr. S’jam i zoti të përballoj as ilaçe dhe asgjë, I kam lënë ilaçet pa marrë.

Ka disa orë që ky i sëmurë pret këtu para ambienteve të Ministrisë së Shëndetësisë. Halli e ka bërë të mendojë që edhe ai të marrë një vizë për tu kuruar jashtë shtetit për këtë po kërkon rrethana lehtësuese nga dikasteri i shëndetësisë shqiptare.

Shefqet Asllani: Kam ardhur për të marrë vizë por këta më sorollatin. Si mund të më ndihmojnë e di shteti. Ne presim nga shteti, por  duhet të shikoj veten time a kam shërim unë po jo./tvklan.al