Shqipëria rrezikon mjaft nga krimi i organizuar ku dhe për shkak të pozicionit gjeografik ndodhet në një trysni specifike. Këtë fakt e ka deklaruar dhe minsitri i Rendit Igli Toska në takimin e ekspertëve të rajonit kundër krimit të organizuar.
Igli Toska: “Rajoni ynë, sikur të mos i mjaftonte handikapi i së kaluarës, konsiderohet, ose si një rezervuar, ose si një autostradë e krimit të organizuar.”
Sipas Toskës ky kriminalitet i mirëorganizuar nuk mund të mbijetojë pa mbështetje të individëve në polici, në organe ligjzbatuese, në administratë politike e më gjerë.
Igli Toska: “Krimi i organizuar nuk do të ishte i tillë pa përpjekjet e stërholluara për të deligjitmuar persona dhe struktura, për të korruptuar zyrtarë në të gjitha nivelet, për të blerë media të ndryshme dhe për të manipuluar opinionin publik.”
Duke konsideruar se përballjen kryesore me krimin e ka Policia, ministri i Rendit ka deklaruar se për këtë do të vijojë me sfidën “rend benda rendit”, ndërsa reforma sipas Toskës deri tani është realizuar vetëm në 30% të saj.
Igli Toska: “Kjo kredo është vetëm fillimi, e theksoj, është vetëm fillimi i refromës në polici sipas standateve euroatllantike. Kur flasim për reformë të mos nënkuptojmë zëvëndsimine njerzve sipas skemës “hiq Hasanin vur Hysenin” as viti zero. Ne kemi proçeduar në bazë të një piramide prioritetesh.”
Situata kriminale në rajon ka sjellë në Shqipëri Whilliams përfaqësuesi i FBI-së Zyrës Federale të Hetimit. i cili është shprehur se bashkëpunimi duhet të jetë konkret dhe sidomos në lufte kundër terrorizmit. Për synime fitimi struktura të ndryshme mund t’i shërbejnë atij pa menduar pasojat, është shprehur përfaqësuei i FBI-së. Ndërsa ambasadori i OSBE-së në Tiranë Lipponen ka analizuar situatën kriminale në rajon duke cilësuar se përveç lidhjeve të krimit, terrorizmit dhe trafikut duhet konisderuar dhe më tej dhe lidhja, dhe përfshirja e politikës dhe medias në krimin e organizauar. Në qendër të takimit ka qenë rreziku i ndonjë sulmi terrorist në Ballkan gjatë lojrave olimpike “Athinë 2004”. Për këtë pala shqiptare ka siguruar bashkëpunim dhe vëmendje totale nga strukturat e sigurisë. Ndërsa ambasadori Jeffrey duke iu referuar edhe kërcënimeve të Bin Laden ka kërkuar nga ekspertë policorë të vendeve rajonale vëmendje dhe bashkëpunim maksimal. /tvklan.al