Në këto pamje të një kamere sigurie shihet legjenda e rokut John Bon Jovi, i cili arriti të parandalonte një vetëvrasje, kjo pasi arriti të bindte një grua që të mos hidhej nga një urë në Nashville në Tennessee, e cila mund të kishte rezultuar fatale.  

Ishte Policia e Nashville që e publikoi videon, ku tregon se John Bon Jovi bashkë me ekipin e tij arritën të qetësonin qytetaren, ndërsa sipas raportimeve Bon Jovi dhe yjet e tij ishin në urën e këmbësorëve për xhirimet e një videoklipi.

“Ne kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve për t’i mbajtur fqinjët tanë të sigurt,” tha oficeri i policisë John Drake në një deklaratë.” Ndërsa me anë të një postimi falenderuan këngëtarin dhe ekipin e tij që ndërprenë punën për të shpëtuar zonjën që kishte ndërmarrë këtë akt.

Tv Klan