Lajme Arkiva 2003

Ilir Meta do të vazhdojë debatin në Pezë. Ky fshat njihet si skalion i të majtës tradicionale. Pikërisht këtu ku kryeministri Nano 20 muaj më parë arriti kulmin e akuzave të tij në lëvizjen për katarsis. Në orën 17:00 ish kryeministrin Meta do ta presin ish kryetari i Partisë Socialiste në këtë degë Gani Kola si edhe kryetari i komunës Nezir Ramazani, ndërsa kryetari aktual i partisë Dilaver Dorzi si edhe kandidati për kryetar komune në zgjedhjet lokale Enver Dorzi nuk do të jenë të pranishëm në takimin që zhvillon Ilir Meta me socialistët pezak.

Sikurse edhe në Shkodër kryetari i Partisë Socialiste justifikohet se nuk ka marrë asnjë njoftim nga strukturat e selisë qendrore. Anëtari i KPD-së Kola si edhe kryetari i komunës Ramazani thonë se janë njoftuar me telefon.

Ata pohuan se baza socialiste në Pezë është e përçarë për shkak të kandidaturave të përzgjedhura nga kryesia e PS-së për kreun e komunës në Pezë.

“Ne do të presim çdo lloj drejtuesi që do të vijë nga Partia Socialiste, sepse ata janë deputetë të Partisë Socialiste, ata kanë qenë dhe janë drejtues të Partisë Socialiste, janë në forumet drejtuese të Partisë socialiste dhe ne nuk bëjmë përjashtime. Ne jemi si pjesë për bashkim, për bashkim gjithmonë duke zbatuar kriteret. Këtu nuk janë zbatuar kriteret dhe Peza duhet ti bëjë thirrje që të reflektojnë”.

“Patjetër që personalitetet e shquara të shtetit, qoftë edhe të Partisë Socialiste ne jemi të detyruar ti presim. Më kanë detyruar që të hedh kandidaturën përsëri për një parti të majtë duke qenë anëtar i Partisë Socialiste sepse këtu ka një përçarje të them të drejtën. Gjatë kësaj kohe njerëzit kanë atë maninë ose ato ethet elektorale kanë zënë disa që kërkojnë të kandidojnë për vete”./tvklan.al