Ilir Meta: “Vonesa e jashtëzakonshme që u bë për miratimin e kodit zgjedhor thjesht për interesa të ngushta të lidershipit të dy partive ka sjellë tashmë një kolaps përsa i takon pajisjes së gjithë qytetarëve shqiptarë me karta identiteti. Koha që ka mbetur në dispozicion është tepër e ngushtë. Qeveria të subvencionojë kartat e identitetit për qytetarët shqiptarë sidomos të gjithë ato kategori dhe ato shtresa, të cilat jetojnë në kushte tepër kritike të varfërisë”./tvklan.al