Lajme Arkiva 2003

Ilir Meta: Do të vlerësoja faktin që është realizuar një takim i tillë në kuadër të përpjekjeve për të normalizuar procesin e konkurrimit për në kongres dhe për të vendosur ato rregulla të cilat duket se janë të domosdoshme për të zhvilluar një garë të ndershme të hapur dhe demokratike për të vendosur kandidatët në kushte sa më të barabarta. Dua të shpreh edhe unë shqetësimin e thellë për konstatimet mjaft serioze dhe kritike të përfaqësuesve të Komisionit Evropian lidhur me ecurinë tejet të ngadaltë të reformave në vend. Unë mendoj se përgjegjësia për negociatat është shumë e qartë, ajo ka të bëjë me vullnetin politik të qeverisë dhe nuk do ta teproja aspak në qoftë se do e specifikoja në veçanti të kryeministrit./tvklan.al