Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netenyahu do të takohet me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pasi mbajti një fjalim në Kongres. Netanyahu ka planifikuar të takohet gjithashtu me zëvendëspresidenten Kamala Harris, kandidaten për presidente, Kamala Harris.

Netanyahu pritet të diskutojë për Gazën, mundësinë e një armëpushimi me Hamasin dhe një lirim të mundshëm të pengjeve. Sipas asaj që shkruan BBC News, ka mundësi që Biden ta bindë Netanyahun drejt nënshkrimit të një marrëveshjeje gjatë takimit të tyre.

Kryeministri izraelit përballet me presion brenda dhe jashtë vendit për t’i dhënë fund luftës Izrael-Gaza, tashmë në muajin e saj të nëntë. Në fjalimin e tij në Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën, ai mbrojti fushatën brutale të luftës së Izraelit në Gaza, ndërsa u përpoq të kishte mbështetjen nga politikanët amerikanë.

Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit: Ne takohemi  në një udhëkryq historik. Bota jonë është në trazira. Në Lindjen e Mesme boshti i terrorit i Iranit përballet me Amerikën, Izraelin dhe miqtë tanë arabë. Që forcat e qytetërimit të triumfojnë, Amerika dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku sepse kur qëndrojmë së bashku, ndodh diçka shumë e thjeshtë, ne fitojmë dhe ata humbasin.

Ai fajësoi Hamasin për raportet e urisë në Gaza dhe këmbënguli se Izraeli po mbronte civilët atje dhe u shpreh  se Izraeli ishte i angazhuar intensivisht në përpjekjet për të liruar pengjet e mbetura të mbajtura nga Hamasi.

E teksa mbante fjalimin në Kongres, mijëra njerëz u mblodhën në Uashington, DC duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe duke e cilësuar kryeministrin izraelit si një “kriminel lufte”./tvklan.al