Një ish-peshëngritës si Ilir Meta ka vendosur që të shfrytëzojë këtë të diel për të promovuar vlerat e sportit te rinia.

Kreu i LSI-së ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim në klubin Partizani, ku u zhvillua edhe një ndeshje futbolli.

Meta duke shfaqur aftësitë e tij sportive, kësaj here me topin, premtoi vëmendje më të madhe ndaj sportit në të ardhmen.

Ilir Meta: “Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur që t’i japë një prioritet shumë të rëndësishëm zhvillimit të sportit duke nisur me mbrojtjen e terreneve aktuale sportive me investimin për të krijuar shumë terrene të tjera sportive si pranë shkollave 9-vjeçare, të mesme apo të universiteteve, ashtu edhe nëpër lagje dhe në zona të ndryshme të qyteteve tona.”

Ilir Meta sqaroi se LSI synon rikthimin e traditës së klasave sportive, duke nxitur edhe marrëveshje me klube të ndryshme.

Meta pranoi se një nismë e tillë ka ndërmend ta mbështesë edhe me financime nga buxheti i shtetit./tvklan.al