Komisioni parlamentar për politikën e jashtme më në fund ka kurorëzuar me konsensusin e të gjitha grupeve parlamentare projektrezolutën për çështjen çame që do t’i paraqitet Kuvëndit për miratim në seancën e të enjtes. Ky draft nuk bie në kundërshtim me rezolutën e miratuar më parë nga Kuvëndi për marrdhëniet me Greqinë.
Ilir Zela: “Vlerson nvelin shumë të mirë të marrdhënive midisë Shqiprisë dhe Greqisë dhe, ë, rolin e Greqisë si një partner i rëndsishëm në proçesin e integrimit europian dhe euroatlantik të Shqiprisë. Sigurisht që dokumenti, ë, është i orientuar drejt nevojës për zgjidhjen e, ë, të gjitha problemeve të trashguara që ekzitojnë midis dy vëndeve dhe, ë, drejpërdrejtë problemit të, ë, pasurive të patjetërsueshme të, ë, të popullsisë çame.”
Projektrezoluta që pritet të miratohet nuk parashikon afate në përmbushjen dhe respektimin e të drejtës së pronës për popullsinë çame./tvklan.al