Një gazetar i njohur i BBC-së, Ben Brown, ka kërkuar faje pasi u filmua gjatë edicionit të lajmeve duke hapur gojën për gjumë. Incidenti ndodhi të dielën. Spikeri u filmua duke hapur gojën pasi përfundoi kronika.

Pasi kuptoi që kishte dalë në kamera me gojën hapur, Brown u mundua që të rregullonte çdo gjë duke u drejtuar direkt në karrige. Pas ngjarjes spikeri reagoi në rrjetet sociale.

“Kërkoj falje për shikuesit e dashur. Isha në fund të një turni të gjatë kur regjisori më futi live gabimisht. Rreziqet e transmetimit live”, shkroi ai.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë bërë humor me këtë veprim të Broën./tvklan.al