Institucionet financiare kërkojnë të sfidojnë qarkullimin e parasë kesh në vend që arrin vlerën e 120 miliard lekëve. Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe bankat e nivelit të dytë do të hartojnë një strategji për të futur këto para në kanalet bankare.

Shkelqim Cani:“Bankat e nivelit të dytë do të përfitojnë më shumë klientë dhe transaksione, pra më shumë të ardhura dhe fitime të realizuara. Biznesi privat do të përfitonte mbështetje financiare me kredi dhe konsulencën e bankave të cilat pritet të ulin kostot dhe të rrisin sigurinë e transaksioneve të ndryshme financiare. Organet fiskale, tatimet dhe doganat sigurisht që do të rrisin performancën e të ardhurave të siguruara dhe shërbimeve”.

Arben Malaj:“Mos kanalizimi i parave në sistemin bankar ka një ndikim negativ në rritjen ekonomike dhe në veçanti në nxitjen e investimeve në sektorët e prodhimit. Kesh ndikon gjithashtu në frenimin e zhvillimit të sektorit privat, duke reflektuar në mosfunksionimin efikas të sistemit të ndërtimit, që përbën bërthamën e rritjes së akumulimit të kapitalit dhe zgjerimit të biznesit”.

Ardian Fullani:“Qarkullimi i mallrave me para në dorë zë pjesën më të madhe të ekonomisë akoma, përdorimi i keshit në ekonomi përveçse i bën sektoret e ekonomisë të pakontrollueshme nga pikpamja fiskal, është edhe një mjedis i përshtatshëm për qarkullimin e parave me origjinë kriminale dhe një potencial i përhershëm i krimit ekonomik”.

Konkretisht strategjia parashikon që biznesi të paguaj tatime dhe dogana nëpërmjet bankave si dhe pagesat e faturave të telefonisë, energjisë elektrike, por dhe pagat e buxhetorëve të kryhen përmes bankave. Aktualisht paratë jashtë bankave sipas Bankës së Shqipërisë arrijnë vlerën 120 miliard lekë, që janë sa 1/3 e depozitave bankare në total.

Masat e propuzuara nuk mund të konsiderohen si rrënjësore për të reduktuar ekonominë kesh, që jo rrallë është një ekonomi joformale dhe e kundraligjshme./tvklan.al