Fatos Lubonja: Ajo që më shqetëson mua në gjithë këtë fushatë, zallamahi, në qoftë se mund ta quaj këtë të zgjedhjes së kryetarit të bashkisë, është fakti se unë ndiej një frymë jo demokratike në kuptimin që këtu është personalizuar shumë një nga kritikat e mëdha që kam pasur unë për Bashkinë e Tiranës ka qenë pikërisht personalizimi i institucionit të bashkisë nga Edi Rama. Në kuptimin që ju e dini u bënë 12 minibashki për ti shërbyer më mirë këtij vendi dhe ne 3 vjet nuk dimë as emrat se cilët janë kryetarët e minibashkive të tjera. më duket se i gjithë ky imazh do të kërkoj PD-ja ta transplantoj, të zëvendësoj një figurë të tillë me një figurë tjetër si Ngjela. Është krahasim pak i vështirë sepse janë dy gjëra të paprovuara. A do të hyjë edhe Ngjela në këtë rol ku puna kryesore, madje do të thoja është puna mediatike, aftësia për ta shitur punën në mediat shqiptare madje edhe për ti blerë mediat. A do të hyjë Ngjela në këtë rol apo nuk do të hyjë Ngjela në këtë rol e do të luaj një roj tjetër un ë e kam të vështirë ta them është një gjë që duhet provuar.

Gazetarja: Megjithatë ju keni patur marrëdhënie miqësore me zotin Rama edhe me zotin Ngjela. Me zotin Rama janë ftohur këto marrëdhënie ndërsa me zotin Ngjela kanë mbetur po të njëjta. Nga aspekti personal si e vlerësoni zotin Ngjela për këtë post?

Fatos Lubonja: Unë edhe zotin Rama edhe zotin Ngjela i kam njohur në një kohë kur që të dy anatemonin dhe kundërshtonin partitë të cilave u përkasin dhe madje edhe partive kundërshtare, domethënë partive në të cilat u bën pjesë që të dy PD dhe PS, ishte një periudhë kur që të dy aspironin dhe unë bashkë me ta aspironim një alternativ, një diçka tjetër që të ishte ndryshe nga këto parti që kishin  një frymë autoritare, që kishin një frymë jo demokratike, një frymë do të thoja konservatore të vjetër, që nuk i përshtatej atyre idealeve tona. Tani këta që të dy kanë hyrë në këto parti me tendencën ndoshta edhe të ndryshojnë apo i kanë ndryshuar këto parti, unë mendoj se 2/3 i kanë ndryshuar këto parti këta persona dhe 1/3 mund të kenë ndikuar këta persona për të ndryshuar diçka, por problemi i madh kryesor që nga ka bashkuar ka qenë prirja për të luftuar autoritarizmin për të kontestuar pushtetin sepse gjithmonë kontestimi i pushtetit për mua është një gjë e rëndësishme, rezistenca ndaj pushtetit, sepse pushteti është korruptiv. Tani ju mua më pyesni për të dy. Njërin e provoi pushtetin , zoti Rama dhe mua më ndau pikërisht prova që dha ai në pushtet, transformimi që atij i bëri pushteti. Ndërsa zotin Ngjela nuk e kam provuar në pushtet, kjo është një gjë. Do të thoja se nga njohjet personale që kam, Ngjela për shkak të vuajtjes së gjatë kam përshtypjen, ose kam shpresën që ka shumë më tepër respekt për lirinë e tjetrit në kuptimin e asaj që unë kam kritikuar shpesh Ramën në uzurpimin e fjalës së lirë që bëri kur edhi në pushtet. Kam përshtypjen që “background” i Ngjelës, vuajtja 15 vjeçare nëpër burgje , i ka krijuar më shumë skrupuj në kuptimin e uzurpimit dhe e dhunimit të fjalës së lirë. Të paktën kështu shpresoj./tvklan.al