Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri Mariza Lino, prej dy ditësh ndodhet në Tiranë. Aktualisht ajo është drejtoreshë e një universiteti amerikan në Itali dhe janë pikërisht projektet në fushën e arsimit që e kanë risjellë atë në Tiranë, në qytetin ku ajo kaloi një pjesë të mirë të jetës së saj politike dhe ku u përballë me ngjarje si ato të vitit 1997 dhe ato të 14 Shtatorit 1998, ku për këtë të fundit është përfolur, se ka qenë një nga protagonistet kryesore.

Gazetarja: Zonja Lino mirëserdhët sërish në Shqipëri! Ju punoni e përfshirë tashmë në sistemin arsimor amerikan, në një farë mënyre keni një profesion tjetër. Si ju duket Shqipëria dhe Tirana tani, disa vjet pasi jeni larguar nga kryeqyteti?

Mariza Lino:- “Përpara së gjithash unë dua të them se jam shumë e lumtur që jam përsëri në Shqipëri. Unë e vlerësojë shumë vendin tuaj, sepse këtu kam kaluar tre vjet të mrekullueshme. Ajo që të bie në sy dhe duhet theksuar, qëndron në faktin se unë vetë shikoj shumë ndryshime. Gjithsesi për mua është shumë bukur që të jesh përsëri në kryeqytetin tuaj”.

Gazetarja: Pasi kanë kaluar pothuajse 5 vjet që jeni larguar nga Shqipëria, si i shikoni ndryshimet që janë bërë në kryeqytetin e saj?

Mariza Lino:- “Unë shikoj se në Tiranë ka shumë ndryshime dhe jam e çuditur me ndryshimet që kanë ndodhur në këto pesë vite të shkuara. Unë gjej në këto pesë vite, se qyteti ka marrë më shumë ngjyra, kjo është e mrekullueshme, ashtu si dhe përshtypja ime për atë që është bërë në kryeqytetin shqiptar. Nga ana tjetër dua të shtojë, se qyteti juaj është tepër i ngarkuar, aktiv dhe se gjërat janë duke ecur. Është e vështirë të them, por ajo që dua të shtojë është se dhe politika është po kaq e ngarkuar në Shqipëri. Megjithatë për ju dua të sqarojë, se nuk kam asnjë sqarim për të bërë në lidhje me politikën”.

Gazetarja: Por gjithsesi nuk do i shpëtojmë politikës në Shqipëri, pasi situata duket e stabilizuar, por ende tensioni politike është i lartë. Cili do të ishte komenti juaj, duke qenë se keni kaluar periudha të vështira në vendin tonë, siç është viti 1997, apo 14 Shtatori i 98?

Mariza Lino:- “ Unë mendoj se një problem i madh për atë që ka ndodhur tashmë në Shqipëri është se njerëzit nuk kanë votuar shumë. Shifra e pjesëmarrjes e marrë edhe në krahasim me votimet e kaluara ka pasur një përqindje shumë të vogël këtë herë. Kjo të bënë të mendosh se njerëzit janë bërë më kritik për situatën politike me anë të votës së dhënë. Është shumë e rëndësishme që të dihet, se me votën çdo qytetar shpreh vullnetin e tij, ata në këtë mënyrë ankohen për problemet e tyre, se nëse nuk votojnë, kjo do të thotë se ata ankohen”.

Gazetarja: Megjithatë zonja Lino, politikanët shqiptar ende vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin, duke përmendur kohët e shkuara, kemi këtu një akuzë konkrete, ku besoj ju e dini, ku zoti Nano i është drejtuar ish-presidentit Mejdani, se ai e ka shitur ish-kryeministrin Nano në 14 Shtator 98, tek ambasadorët e huaj. Jua a keni dijeni për këtë ngjarje dhe cili ka qenë pozicioni juaj në këtë rast?

Mariza Lino:- “Natyrisht unë e di që ka pasur shumë polemika për këtë çështje, por unë nuk kam ndërmend që të them shumë, sepse ajo i përket të kaluarës, ndërsa ajo që është e rëndësishme është që Shqipëria të shikojë nga e ardhmja. Kështu Shqipëria mund të ndërtojë e bashkuar të ardhmen dhe jo të merret kaq shumë sa merret aktualisht me të kaluarën. Ajo që dua të them në këtë rast është se gjëja më e rëndësishme është që në vend të gjejnë më shumë përfshirje forcat për një veprim pozitiv dhe jo të merren kaq shumë me ato që kanë ndodhur në të kaluarën”.

Gazetarja: Ju i njihni fare mirë protagonistët e ngjarjeve politike të Shqipërisë. Çfarë mendoni sot për pozicionin e dy politikanëve kryesor, Berishës dhe Nanos në atë kohë?

Mariza Lino:- “Nuk kam në të vërtetë asnjë koment për të dy zotërinjtë, këtë e them si për njërin, ashtu dhe për tjetrin. Dua të them, se unë i njoh të dy shumë mirë dhe po ashtu me të gjithë politikanët e asaj kohe në Shqipëri. Duhet të punojnë me forca më pozitive për të ardhmen”.

Gazetarja: Kush është misioni i rikthimit tuaj kësaj herë në Shqipëri?

Mariza Lino:- “Unë nuk kam ardhur këtu për çështje politike, sepse tashmë jam drejtoresh e Universitetit Johns Hopkins, ndërsa kam ardhur në emër të një fondacioni për të bërë disa projekte dhe fondacioni është një shembull i mirë perfekt për të bërë gjera pozitive për vendin tuaj. Kjo edhe pasi universiteti im është i përfshirë në kërkime dhe në zhvillimet e ndryshme ndërkombëtare. Unë e njoh shumë mirë vendin dhe gjithashtu dua ta ndihmojë këtë vend, por që të sjellësh gjerat nga jashtë dhe të flasësh për të kaluarën është një çështje është një çështje e kaluar, ndërsa vendi duhet të ndryshoj vetë”./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora