Një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar është padyshim Dafina Zeqiri, e cila numëron hite pafund. Këtë vit, artistja ka publikuar një këngë shumë frymëzuese për të gjithë ato që kalojnë situata jo shumë të lehta në jetën e tyre që mban titullin “Duro”.

Ditën e sotme, Dafi ka ndarë me të gjithë ndjekësit një mesazh mjaft të ndjerë që i ka ardhur nga një prej fanseve të saj. Në mesazhin dërguar këngëtares, fansja ka treguar se kënga “Duro” e ka ndihmuar të kalojë një nga momentet e vështira të jetës së saj.

Nga ana tjetër, Dafina ka bërë një postim ku shprehet se nuk ka fjalë që mundet ta përshkruajë si ndihet kur dikush i tregon se i ka kaluar ditët më të vështira me ndihmën e këngëve të saj.

“Nga të ia filloi? Si do mund të ua përshkruaj se si po ndjehem, kur dikush më tregon se si muzika ime i ka inspiruar, i ka ndihmuar të kalojnë disa nga ditët e tyre më të këqija në jetë? Muzika më ka shpëtuar mua, po emocionohem kur po e shkruaj këtë… Zoti e ka ditur atë ditë se nuk ishte koha ime akoma dhe se duhej të mbijetoja dhe të iu ndihmoja të tjerëve të mbijetojnë po ashtu”, ka shkruar këngëtarja./tvklan.al