Siguria në plazhe, kontrolli i mjeteve ujore dhe lufta ndaj kriminalitetit, ishin porositë që ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u la drejtuesve të Policisë së Vlorës.

Në një takim të zhvilluar me strukturat atje, Balla foli mbi rëndësinë e policisë edhe për një imazh sa më të mirë të Shqipërisë te turistët.

“Duhet të garantojmë që çdo pushues të ndjehet i sigurt në çdo pjesë të Vlorës deri në Sarandë, duhet garantuar që çdo shkelës, kryesisht me mjete motorike ujore, të mos i afrohen për asnjë moment plazheve. Perimetri i sigurisë të garantohet.”

Ministri garantoi se do të punojë më shumë në mënyrë që policia të ketë trajtim më të mirë financiar.

“Në Korrik kemi një rritje të pagës, por ju garantoj se do të bëj më shumë sa i takon këtij trajtimi financiar për çdo punonjës policie.”

Në përfundim, drejtuesi i Policisë së Vlorës foli mbi masat e marra për garantimin e sezonit turistik dhe siguroi që do të jetë i qetë.

Tv Klan