Një mama nga Britania thotë se i rrezikohet jeta për shkak të gjoksit…

Holly Shortland, vetëm 18 vjeç, ka një gjoks me përmasat e një shalqiri, aq të rënda saqë partneri i saj duhet t’i lëvizë ato sepse mund ta mbysin gjatë gjumit.

E reja tregon se gjoksi i ka shkaktuar asaj probleme të tjera, dhimbje mesi, ijesh dhe irritime të tjera që prej moshës 14-vjeçare.

“Është e tmerrshme për shpinën dhe shpatullat e mia, sepse është një peshë mjaft e rëndë.” Shortland, e cila ka filluar një trajtim shëndetësor dhe fizik, deri tani ka humbur 38 kg, me shpresën se do të ndikonte në zvogëlimin e tyre, por kjo gjë nuk e ndryshoi madhësinë.

“Ato janë një peshë e madhe për kraharorin tim dhe nëse unë shtrihem, ato përfundojnë në fytyrë duke më marrë frymën,” tregon Shortland.

“Janë shumë të varur dhe në momentin që unë ulem më duhet t’i mbaj mbi prehër. Ka patur raste kur më është dashur të zgjohem nga gjumi disa herë gjatë natës, sepse ato po më mbysnin, është e padurueshme për mua. Ato realisht po më marrin frymën,“ shtoi ajo.

Vetëm njëri nga gjokset e saj peshon aktualisht 6.3 kg./tvklan.al