Për herë të parë një italian është fitues i US Open. Turneu amerikan u dominua totalisht nga Jannik Sinner, i cili fitoi kompeticionin e dytë Grand Slam në këtë vit kalendarik. 23-vjeçari përfitoi nga gabimet e kundërshtarit amerikan, Taylor Fritz për të triumfuar 3-0 me sete.

2 orë e 17 minuta zgjati përballja e zhvilluar në Neë York, me italianin që bëhet i pari tenist që prej vitit 1977 që fiton dy tituj Grand Slam në të njëjtin sezon. Por kampioni i këtij viti në Australian Open dhe US Open nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin.

Një vit rekordesh për Sinner, i cili para sukseseve në dy turne të rëndësishëm të tenisit eliminohej që në raundin çerekfinal. Bashkë me titullin, numri 1 i Botës merr edhe bonusin prej 3.6 milionë dollarësh.

Klan News