Jasir Asani duket në formë të shkëlqyer në këtë fillim të sezonit. Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës, për herë të dytë radhazi në kampionat, në Korenë e Jugut.

Futbollisti 29-vjeçar, zhbllokoi sfidën ndaj kryesuesve të Gangwon, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Gwangju.

Në minutën e 15-të, Asani u tregua i saktë nga penalltia, duke realizuar për 0-1, ndërsa ishte protagonist edhe tek autogoli që i dha avantazhin 0-2 skuadrës së Gwangju.

Megjithatë, forma e jashtëzakonshme e lojtarit kuqezi, nuk e shmangu dot humbjen ndaj kryesuesve, pasi Gangwon, përmbysi rezultatin në 3-2 në pjesën e dytë.

Për Asanin ky është goli i dytë radhazi në kampionat, ndërsa luajti titullar për të gjithë takimin.

Anësori i djathtë, po e shpërblen mësë miri besimin e dhënë, duke shënuar gola të rëndësishëm për ekipin. /tvklan.al