P. T., autori i vrasjes së kamarierit B. S. në shkurt të këtij viti në picerinë “Dajti”, është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 20 vjet heqje lirie. T. goditi me thikën e punës kamarierin duke plagosur dhe një tjetër punonjës të picerisë, i cili kishte ndërhyrë për të shmangur goditjen ndaj viktimës.

Sherri ka nisur për motive banale, por menjëherë pas ngjarjes T. u largua prej andej për t’u arrestuar pas disa orësh nga Forcat e Policisë së Tiranës. Në procesin gjyqësor porkurori ka kërkuar dënim në masën 25 vjet heqje lirie, por gjykata ka dhënë 20 vjet burg për T. /tvklan.al