Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Partia Demokratike fton forcat politike në Shqipëri të mbështesin iniciativën e saj legjislative për krijimin e komisionit parlamentar të prokurimit të fondeve publike. Nënkryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka paraqitur para gazetarëve efektet që do të ketë ky projektligj.

Projektligji i përgatitur është pjesë e inisiativës legjislative të grupit parlamentar të PD në përshtatje me platformën e saj kundër korrupsionit qeveritar. Topalli theksoi se ky projektligj harmonizon interesin e elektoratit për luftën kundër korrupsionit e kontrabandës.

Nënkryetarja e parlamentit Topalli, u shpreh se shumë shpejt projektligji për krijimin e komisionit të kontrollit të prokurimit, do të paraqitet për t’u shqyrtuar nga deputetët në një nga seancat e ardhshme./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego